5 mënyra për ta bërë prezantimin tuaj të ardhshëm të përsosur - Business Magazine Albania

5 mënyra për ta bërë prezantimin tuaj të ardhshëm të përsosur


Keni një prezantim së shpejti? Më poshtë keni 5 mënyra për ta bërë prezantimin tuaj të ardhshëm të përsosur dhe ju premtoj se do të largoj stresin dhe do t’ju angazhojë më shumë me audiencën.

  1. Kush jeni ju? Çfarë po bëni aty?

Kam 30 vjet që bëj prezantime të ndryshme dhe jam akoma i habitur se si shumë prezantues ende nuk dinë të ndjekin disa principe të thjeshta për përgjigjen e pyetjeve më sipër. Prezantuesit të cilët nuk njohin audiencën e tyre (ose më e rëndësishmja se çfarë duan nga prezantimi) japin një mesazh i cili nuk është ajo çfarë njerëzit duan apo kanë nevojë të dëgjojnë.

Pra hapi i parë është: Të kuptosh audiencën tënde – çfarë ata dinë dhe sa ata po të kuptojnë. Siguroheni që fjalori dhe përmbajtja që përdorni të jetë e kuptueshme nga të gjithë.

  1. 3 P-të

Përpara se të prezantoni mbani mend 3 P-të:

  • Përgatituni
  • Përgatituni
  • Përgatituni

Po, është e mërzitshme të harxhosh kohë duke thënë dhe rithënë prezantimin, por është kohë që shpenzohet në mënyrë të dobishme. Ju nuk keni nevojë të mbani mend çdo gjë nga prezantimi si një aktor Shekspirian i cili ka dalë në skenë, por mos harxhoni kohën tuaj duke lexuar gjatë prezantimit. Gjithashtu ju duhet të dini për çfarë do flisni në mënyrë që të jeni të i aftë të mbani vëmendjen e audiencës. Nëse ju shikoni gjatë gjithë kohës poshtë duke lexuar letrën në të cilën keni prezantimin dhe nuk i shikoni në sy, ju do t’i humbisni ata. Nëse doni mund t’i hidhni një sy të shpejtë për të rikujtuar ndonjë gjë që e keni harruar por jo ta teproni.

  1. Bëhuni prezantuesi “Alpha”

Ju duhet të bëheni prezantuesi më i mirë dhe këtë mund ta bëni duke patur kontroll mbi audiencën tuaj. Ka disa mënyra për ta bërë këtë.

  • Harrojeni prezantimin dhe mendojeni si një show
  • Përgatituni – bëhuni i shkathët dhe profesional dhe mos humbisni nëpër letrat e prezantimit.
  • Mbani kontaktin me sy – shikojeni audiencën tuaj, hidheni shikimin tuaj në çdo pjesë të sallës për t’i dhënë përshtypjen që jeni duke komunikuar me çdo individ që ndodhet aty.
  • Përdorni gjuhën e trupit – ka libra të posaçëm për gjuhën e trupit dhe është e rëndësishme që të mos bëni veprime të cilat nuk do të duken mirë në sytë e audiences. Qëndroni drejt ndërkohë që flisni dhe mundohuni t’i shmangni krahët e kryqëzuar.
  1. Harrojeni prezantimin, mendoni për “show”

Nëse ju them prezantim atëherë çfarë do të mendonit? Me shumë mundësi slide të shumta, shumë të dhëna, diçka që nuk do të jetë tërheqëse. Kjo është arsyeja përse duhet t’i mendoni prezantimet si “show”, duke përdorur metoda të cilat ju angazhojne dhe prezantoni sikur jeni në teatër.

Të tregosh histori – ne kemi vite eksperiencë në teknikat e tregimit të historive dhe ju sugjerojmë që historia juaj të ketë një fillim, një zhvillim dhe një fund. Kështu që ju duhet ta filloni skenën me: “Ku jemi ne?”, “Çfarë duhet të bëhet?”,  më pas në mes duhet ta çoni audiencën në një pjesë tjetër duke u përgjigjur pyetjeve si:  “Çfarë do të bëjmë?” “Si do t’i zgjidhim problemet e ndryshme?” dhe fundi duhet të bëjë një përmbledhje të asaj çka është thënë më sipër dhe t’ju përgjigjet pyetjeve si: “Ku jemi ne tani?”, “Ku do të jemi në të ardhmen?”

  1. Çfarë ndodh nëse diçka shkon keq? Vazhdo…

Gjërat mund të shkojnë keq kur prezantoni, kjo është jeta – hiqeni nga mendja. Nëse projektori juaj ndalon ose sistemi i bokseve prishet keni dy mundësi:

  • E para, të ankoheni dhe të dukeni qesharak përpara të tjerëve
  • E dyta të vazhdoni atë çfarë po thoshit dhe ta impresiononi audiencën tuaj.

Audiencës nuk i intereson nëse ka një problem teknik, ajo do që ju të vazhdoni. Përgatituni mjaftueshëm që edhe nëse ndodh kjo gjë, ju të qëndroni i qetë dhe ta impresioni audiencën tuaj. (nëse ata e kuptojnë që ka ndodhur një problem)

Mbani mend gjithmonë: “ Shfaqja duhet të vazhdojë.”

Burimi: Shkruar nga Wilf Voss dhe publikuar në lifehack.org

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0