4 mësime për të arritur qëllimet tuaja - Business Magazine Albania

4 mësime për të arritur qëllimet tuaja


Të gjithë kemi qëllime. Pyetja numër një është se si t’i arrijmë këto qëllime për t’u bërë milioner dhe të pasuar në jetë. Nuk është aq komplekse sa mund të mendoni. Ndonjëherë është vetëm ndërmarrja e një hapi mbrapa për të parë pamjen e madhe.

Business Magazine në këtë artikull ju sjell katër mësime të rëndësishme për të mësuar në lidhje me arritjen e qëllimeve tuaja.

– Përqendrohuni në atë që ju nevojitet në vend të asaj që dëshironi

Ju mund të mendoni se doni një shtëpi të madhe dhe tre makina, por a keni nevojë vërtet për to? Kjo është një mënyrë e thjeshtë për të vendosur përparësi, por shumë pak njerëz e përdorin këtë.

Një “dëshirë” e thjeshtë nuk është gjë tjetër veçse një fantazi. Ju duhet të jeni të pasionuar për të arritur atë që dëshironi të arrini.

– Mësoni nga çdo gjë, pozitive apo negative qoftë ajo

Jeta nuk është kurrë e mirë apo e keqe, prandaj duhet të mësojmë nga të dyja këto. Kur ju e gjeni veten në gjithçka që është pozitive në jetën tuaj, mendoni se si keni arritur të ketë sukses. Si mund ta përsërisni prapë atë sukses? Nga ana tjetër, ju duhet të jeni në gjendje të rriteni edhe nga gjërat negative. Mendoni përse keni dështuar dhe si mund ta shmangni këtë përsëri.

Vendosni pak kohë çdo javë për të reflektuar mbi sukseset dhe dështimet tuaja. Është e vetmja mënyrë që ju të rriteni në një pikë ku mund të arrini qëllimet tuaja.

– Qëndroni të fokusuar tek shpërblimi në fund

Është e lehtë të humbësh fokusin kur ndërmerrni shumë sipërmarrje në të njëjtën kohë. Për t’u siguruar që të qëndroni të fokusuar tek shpërblimi në fund gjithmonë kini një plan afatshkurtër, afatmesëm dhe afatgjatë.

Diskutoni gjithçka që po bëni. Pyesni veten: “A është kjo që po bëj tani, duke kontribuar në qëllimet e mia afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata?”

Nëse përgjigja është “jo” atëherë ju e dini që duhet të rishikoni atë që po bëni. Fokusi për shpërblimin final është ajo që do t’iu ndalojë të humbisni kohën tuaj në detyra që nuk kanë rëndësi.

– Mësimi kryesor është të mendoni para dhe pas

Mendoni se çfarë jeni duke bërë dhe nëse kjo që po bëni ju çon më afër qëllimeve tuaja. Mendoni për atë që keni bërë dhe përcaktoni nëse mund ta bëni më mirë.

Mund të jetë e vështirë që të ndaloni kur jeni në mes të diçkaje, por kjo është pjesa më e rëndësishme. Sapo të arrini ta bëni këtë, do të merrni më shumë rezultate për çdo veprim.

burimi: Entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0