4 gabimet që penalizojnë pranimin tuaj në një kolegj ndërkombëtar - Business Magazine Albania

4 gabimet që penalizojnë pranimin tuaj në një kolegj ndërkombëtar


Lumturia e pranimit nga Universiteti i Harvardit u zbeh për të paktën 10 anëtarë të ardhshëm.

Shkolla refuzoi pranimin e studentëve pasi administratorët gjetën postime publike në Facebook që ishin të papranueshme si ngacmime apo shaka ndaj grupeve të ndryshme minoritare.

Çdo vit ndodhin anullime të pranimeve të kolegjeve për arsye të ndryshme.

Edhe pse një përfaqësues i Harvardit tha se universiteti nuk “komentonte publikisht mbi statusin e pranimeve të aplikantëve individualë”, postimet e tyre vënë në dyshim karakterin moral të studentëve.

“Kolegji i Harvardit rezervon të drejtën për të tërhequr një ofertë pranimi në kushte të ndryshme, duke përfshirë nëse një student i pranuar angazhohet në sjellje që vënë në dyshim ndershmërinë, pjekurinë apo karakterin moral të tij”.

Postimet e mediave sociale nuk janë e vetmja arsye që pranimet mund të revokohen. Arsyet e tjera përfshijnë:

  • Çështjet disiplinore. Këto përfshijnë pezullime shkollore apo dëbime në shkollën e mesme.
  • Notat. Ndryshime të rëndësishme në nota mund të lëndojnë studentët e pranuar. “A mund të rezultojë një notë 9 e marrë në një shfuqizim? Ka shumë të ngjarë,” tha Brian Taylor, drejtor i “Ivy Coach”. Është e rëndësishme që studentët të përpiqen dhe të mbajnë notat e tyre, por nuk duhet të shqetësohen shumë për luhatjet e vogla.
  • Sjellja gjatë kohës që janë në kampus. Studentët duhet të jenë të vetëdijshëm se sjellja e tyre në fundjavë është gjithashtu subjekt i shqyrtimit, sipas Taylor, i cili tha se çështjet si pirja e alkolit kur je në moshë të mitur në festat vëllazërore gjatë këtyre fundjavave mund të sjellin anullim të pranimeve në disa raste.
  • Akuzat penale. Së fundmi, akuzat penale mund të rrezikojnë pranimin tuaj. Në Harvard madje ka ndodhur një rast kur u tërhoq një pranim nga Owen Labrie, pasi ai u akuzua për përdhunim në vitin 2014. Ai u shpall i pafajshëm për akuzën e sulmeve seksuale, por u shpall fajtor për akuzën e një keqbërjeje sipas statutit ligjor.

burimi: BusinessInsider

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0