17 vendet që konsiderohen si më të mirat për të nisur një biznes, mes tyre edhe Kosova - Business Magazine Albania

17 vendet që konsiderohen si më të mirat për të nisur një biznes, mes tyre edhe Kosova


Banka Botërore ka përpiluar një raport me vendet më të mira dhe më të këqija për të bërë biznes, ku janë marrë parasysh disa faktorë që ndikojnë drejtpërdrejt në të bërit biznes.

Këtu përfshihen qasja në energji elektrike, regjistrimi i pronës si dhe marrja e kredisë.

Të dhënat që janë mbledhur në këtë studim vijnë nga analiza e veprimtarisë së sipërmarrësve në më shumë se 130 mijë kompani të ndryshme.

Më poshtë janë vendet që konsiderohen si më të mirat, ku mund të bësh biznes:

17. Belgjika: 94.49- Edhe pseBelgjika është renditur në vendin e 17-të të vendeve më të mira për të bërë biznes, ky vend vazhdon të ketë probleme me regjistrimin e pronës. Ky proces i regjistrimit kërkon rreth 56 ditë.

16. Mbretëria e Bashkuar: 94.58 – Mbretëria e Bashkuar ka një sistem mjaft të avancuar tatimor dhe për këtë arsye është pozicionuar në vendin e 16-të, pasi në raportin e Bankës Botërore, thuhet se ky vend i mbron mjaft mirë investitorët.

15. Suedia: 94.64 – Suedia ka punuar shumë që prona të transferohet lehtë nga një pronar tek tjetri dhe gjithashtu ka prezantuar një mekanizëm që raporton gabimet nëpër harta.

14. Estonia: 95.13 – Estonia është një vend mjaft efiçent për të hapur një dyqan. Nevojiten vetëm tre ditë e gjysëm që të kompletoni dokumentacionin për të filluar një biznes në këtë vend.

13. Kosova: 95.54 – Kosova ka shënuar progres përsa i përket pagesave të taksave me prezantimin e sistemit online për plotësimin e formularit për pagesa, TVSH dhe Kontribute. Ajo gjithashtu lejon më shumë shpenzime që të zbriten për llogaritjen e tatimit mbi të ardhurat e korporatave.

12. Xhamajka: 95.61 – Vetëm dy procedura nevojiten për të nisur një biznes në këtë vend, që zgjatin mesatarisht 10 ditë.

11. Korea e Jugut: 95.83 – Interneti i shpejtë dhe aksesi i lehtë në teknologji e ndihmojnë Korenë e Jugut të renditet në vendin e 11.

10. Irlanda: 95.91 – Gjithmonë është konsideruar si një vend i përkryer për të filluar një biznes dhe kështu sipas Bankës Botërore ky vend është renditur i 10-ti.

9. Armenia: 96.07 – Metodat e lehta në marrjen e kredive si dhe transaksioni i sigurt, e ka bërë Armeninë një prej vendeve të preferuara për të bërë biznes.

8. Gjeorgjia: 96.13 – Ka punuar shumë në mbrojtjen e investitorëve, duke u bërë një strehë për shumë biznese të suksesshme që operojnë në vende të ndryshme të botës.

7. Australia: 96.47 – Australia është një nga vendet më të mira në botë, ku lehtësisht mund të sigurohet leja për ndërtimin e ndonjë objekti për biznes.

6. Singapori: 96.49 – Singapori krijon lehtësira përsa i përket lejëve për ndërtimin e objekteve për biznes, si dhe procedurave lehtësuese online për blerje.

5. Azerbajxhan: 97.74 – Qasja në energjinë elektrike është shumë e lehtë në këtë vend, por edhe sistemi i avancuar i hartave digjitale, kanë ndihmuar këtë vend të tërheqë investitorë të huaj.

4. Maqedonia: 98.14 – Vendi fqinj me Kosovën ka bërë zgjidhjen e paaftësisë paguese më të lehtë duke ndryshuar procedurat e votimit për planet e ri-organizimit dhe lejimin e kreditorëve me pjesëmarrje më të madhe.

3. Hong Kong, Kinë: 98.20 –Hapja e një biznesi nëHong Kong është shumë pak i kushtueshëm dhe sistemi i regjistrimit të biznesit funksionon shumë mirë.

2. Kanada: 98.23 – Kanadaja cilësohet si një vend ideal për të filluar një biznes, ku vetëm për 36 orë mund të pajiseni me të gjitha dokumentacionet.

1. Zelanda e Re: 99.96 – Vendi ka bërë pagesën e taksave më të lehtë duke hequr verifikimin e tatimeve. Zelanda e Re gjithashtu ka ulur normat e tatimeve të kompesimit nga aksidentet paguar nga punëdhënësit. Zelanda e re mund të konsiderohet si parajsa për ata persona që dëshirojnë të fillojnë një biznes.

 

burimi: BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0