12 gjërat që njerëzit e suksesshëm refuzojnë të bëjnë - Business Magazine Albania

12 gjërat që njerëzit e suksesshëm refuzojnë të bëjnë


Vë bast që tashmë jeni të njohur me shprehjen: “Është e vështirë të thyesh një zakon kur ai tashmë është formuar.” Kujtoj që javën e kaluar, një biznesmene jashtëzakonisht e suksesshme, që e admiroj shumë, më tha që kishte vënë një zakon të veçantë në listën e gjërave që nuk do bënte. Kjo gjë më bëri të mendoja … çfarë zakone të këqija kanë njerëzit si ajo që i eliminojnë nga jeta e tyre, që i ndihmojnë të jenë aty ku janë sot?

Për fat të mirë, unë kam intervistuar mbi 250 milionerë. Kështu që bëra një kërkim në arkivat e mia të intervistave. Dhe jam i lumtur të them që kam gjetur atë që isha duke kërkuar. Në këtë artikull do të shqyrtojmë sekretet dhe këshillat e dymbëdhjetë milionerëve, të cilët janë jashtëzakonisht të suksesshëm në jetën e tyre profesionale dhe personale. Ja se çfarë kanë thënë ata se çfarë nuk pranojnë të zbatojnë …

  1. Ata refuzojnë që njerëzit, që nuk i mbështësin t’i pengojnë në rrugën e tyre

Abel James, themelues i vlerësuar me çmime  i ‘Fat Burning Man’, ndau këtë këshillë me mua: “Disa nga miqtë tuaj, familjarët tuaj, bashkëpunëtorët tuaj, ish-kolegët tuaj, dhe pothuajse të gjithë në mediat sociale, do iu quajnë të çmendur dhe do të përpiqen t’iu pengojnë në rrugën tuaj në qoftë se ju përpiqeni dhe bëni diçka ndryshe siç kam bërë unë. Mësohuni nga personat që ju kundërshtojnë dhe lërini komentet negative t’iu ndihmojnë të filtroni njerëzit mbështetës nga ata jo mbështetës. Në fund, iu duhen vetëm ai grupi i vogël i personave që iu kuptojnë.”

Mos kini frikë nga konfliktet që mund të lindin në rrethin tuaj. Kur ju shikoni që personat që supozoheshin t’iu mbështesnin janë vetëm duke u përpjekur t’ua bëjnë më të vështirë që të keni sukses, mos u dekurajoni; ky është një sinjal që nuk jeni në përputhje me limitet e kufijve që të tjerët kanë vendosur për ju.

  1. Ata refuzojnë t’i lënë të tjerët të përcaktojnë rrugën e tyre.

Edith Yeung, partnere themeluese në’ RightVentures’, më tha: “Nëna ime ende më pyet ‘Hej, kur do fillosh një punë e vërtetë?” Unë i them “Unë jam duke punuar!” Edhe pasi të keni arritur gjëra të pabesueshme, disa njerëz thjesht nuk i shohin ato. Kjo është arsyeja pse ju nuk duhet të lini të tjerët të vendosin për ju. Ju vendosni se si e jetoni jetën tuaj, dhe po aq sa të dashurit tuaj iu duan, po aq nuk i kuptojnë të gjitha që iu bëni – ata nuk e dinë saktësisht se çfarë rruge është e drejtë për ju “. Ju nuk duhet të keni frikë të ndiqni rrugët që ndoshta vetëm ju mund t’i shihni.

  1. Ata nuk pranojnë të jenë të kufizuar nga vendosja e gabuar e qëllimeve.

Brenton Hayden, themelues i ‘Renters Warehouse’, thotë: “Çdo qëllim që keni duhet të jetë një objektiv SMART. Specifik, i Matshëm, i Arritshëm, Real dhe në Kohë(Time) – SMART “.

Duhet të lejoni veten që të besoni në aftësinë tuaj: kapaciteti juaj për të krijuar përcaktohet vetëm nga qëndresa juaj dhe refuzimi që të bini në grackën e një planifikimi të dobët. Vendosni qëllime SMART që ju mund t’i arrini, të cilat iu bëjnë të ecni përpara në një rrugë kuptimplotë.

  1. Ata nuk pranojnë të kthejnë problemet e së shkuarës në justifikime të së tashmes.

Aaron Pitman, themelues i investimeve ‘API Domain’, thotë: “Historikisht, statistikisht, njerëzit që vijnë nga një familje e madhe dhe e pasur, nuk përpiqen që të kenë sukses, sepse ata ndjehen sikur nuk kanë nevojë për t’u përpjekur. Ndonjëherë kur vini nga kohë të trazuara apo të vështira, ju keni një shans më të mirë për të patur sukses. Ju duhet të përdorni përvojat tuaja për të përshpejtuar progresin tuaj. ”

Çfarëdo vështirësie apo dështimi që ju ka ndodhur, ekzistojnë vetëm për të nxitur perspektivat që ju kishit qëllim për të realizur. Lereni të kaluarën të jetë një simbol i asaj që dikur ishte, jo të asaj që është.

  1. Ata refuzojnë të ndalojnë së ëndërruari arritjen edhe në fytyrën e dështimit.

Dan Martell, themelues i ‘Clarity’, ka thënë: “Pas gjashtë vitesh duke u përpjekur dhe duke dështuar, nuk po funksiononte, dhe njerëzit që pyesnin,” çfarë po do të bësh tani?  Është e vështirë kur ju keni dështuar dhe të gjithë rreth jush e dinë atë dhe kanë diçka për të thënë në lidhje me të. Besoni në veten tuaj dhe ëndrrat tuaja edhe kur nuk funksionon për momentin “.

Ka një arsye që shumë njerëz, të cilët kanë qëllim për të arritur diçka të përfundojnë të pasuksesshëm dhe kjo nuk është për shkak se qëllimet e tyre ishin të pamundura të arrihen. Kjo është për shkak se këta njerëz nuk mund të përballojnë dekurajimin, dhe kështu që ata braktisin aspiratat e tyre, kur ata e gjejnë veten duke luftuar. Por mos harroni, dështimet janë thjesht gurët që duhen hequr drejt rritjes dhe suksesit.

  1. Ata nuk e lejojnë frikën t’i mbajë larg qëllimeve të tyre.

Tim Hamilton, themelues i ‘Astonish Designs’, beson se “Duke u fokusuar në një botë që është ndërtuar në mungesa e nxit frikën. Kështu që unë mendoj se është një betejë kundër së cilës ne duhet të luftojmë – Dhe harrojmë të flasim për aftësitë tona dhe për mundësitë e pafundme që ekzistojnë.”

Kini besim në aftësinë tuaj për të bërë një punë të mirë. Një mundësi për të mësuar ka gjithmonë rezultat, dhe kjo është ajo që njerëzit e suksesshëm po kërkojnë.

  1. Ata refuzojnë të mendojnë për gjëra të vogla

Jim Bellacera, themelues i ‘Successful Thinker’, parashtron këtë pyetje, “Çfarë ndodh kur vendosni qëllime? Ju vendosni qëllime për shkak se jeni duke u përpjekur për të bërë diçka që normalisht ju nuk do t’a bënit pa një qëllim. Edhe në qoftë se nuk e arrini një qëllim në mënyrë të përkryer, ju keni bërë progres. ”

  1. Ata refuzojnë për t’i ndjekur konsumatorët/ klientët 

Gabriel Weinberg, krijuesi i motorit të kërkimeve ‘DuckDuckGo’ dhe bashkëautor i “Traction” thotë: “Nëse ju nuk keni ndonjë produkt të suksesshem, produkti juaj ose nuk është i mirë, ose ju nuk keni tërhequr klientët e duhur. Ata që arrijnë qëllimet e tyre i përqëndrojnë përpjekjet e tyre për të bërë një produkt ose shërbim që i përshtatet një nevoje të njohur – me fjalë të tjera, ata ndërtojnë diçka që ndihmon një grup të caktuar të njerëzve. Duke bërë këtë, produkti ose shërbimi natyrisht që do të tërheqi klientët e duhur, pa pasur nevojë që t’i ndjekim ata.

  1. Ata refuzojnë për të drejtuar një projekt (ose një biznes), pa një sistem të provuar.

Jason Swenk drejton ‘Smart Agency Masterclass’, thotë: “Kur fillova t’i vija gjërat në vend ishte koha kur në të vërtetë kisha filluar të merrja fitime.” Njerëzit e suksesshëm punojnë shumë për të kuptuar se si të jenë efikasë me kohën e tyre, dhe për të krijuar një punë sistematike që lejon projektet apo bizneset e tyre të rrjedhin normalisht.

  1. Ata refuzojnë të derdhin djersë për gjëra të vogla.

John Spense, një këshilltar i besuar i biznesit dhe autor, thotë: “Unë mendoj se është absolutisht mirë të përpiqemi që të jemi më të mirët, për aq kohë sa nuk e teprojmë. Në fund të ditës ju jeni duke bërë disa para, ju jeni duke bërë më të mirën që  mund të bëni, ju po mësoni diçka, ju jeni duke ndihmuar të tjerët, dhe ju duhet t’i vlerësoni këto të vërteta.

  1. Ata nuk pranojnë të bëjnë supozime të paarsyeshme.

Dan Miller, president i ’48 Days LLC’, e ka ndarë këtë këshillë me mua, “Ne të gjithë duhet të kemi pak njohuri në fillim – edhe në qoftë se kemi guximin për të ndërmarrë hapa dhe veprime, ne ende kemi nevojë për udhëzime. Kjo është arsyeja pse pasuria e informacionit që kemi sot, me anë të librave, të internetit dhe blogeve është e mahnitshme! Njerëzit mund të marrin njohuri në çdo fushë, nëse ata fokusohen për të studiuar”.

  1. Ata nuk pranojnë të ndalojnë së mësuari.

Tim Ferriss,  autor best-selling, sipërmarrës dhe investitor më ka thënë: “Mënyra që ju të merrni maksimumin e çdo momenti, qoftë personal apo në biznes, është duke përvetësuar aftësi të reja dhe duke u bërë gradualisht më të mirë në atë që bëni. ”

Askush nuk hyn në biznes duke ditur gjithçka dhe askush nuk del duke ditur gjithçka. Si ekonomia dhe teknologjia zhvillohet vazhdimisht kështu që ka gjithmonë diçka për të mësuar. Qëllimi është të jesh në kontakt me atë që ndodh në botë kur lidhet me punën dhe pasionet tuaja. Injoranca dhe refuzimi për të mësuar vetëm sa favorizon konkurrentët tuaj.

 

/ shkruar nga Jamie Tardy për marcandangel.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0