11 mjetet e internetit që i nevojiten çdo sipërmarrësi - Business Magazine Albania

11 mjetet e internetit që i nevojiten çdo sipërmarrësi


Kjo është epoka e sipërmarrësit dixhital. Sot, çdokush me një kompjuter, një lidhje interneti, një ide të madhe mund të fillojë kompaninë e tij dhe të bëhet një sukses.Unë kam filluar personalisht disa kompani të suksesshme në internet, dhe çdo herë që e bëj, unë mbështetem në një grup mjetesh për të më ndihmuar. Shumicën e mjeteve që përdor janë free trials (pa pagesë), sepse të jemi të sinqertë, sipërmarrësit e rinj nuk kanë zakonisht shumë para për të djegur. Por më e bukura është se shumica e këtyre mjeteve janë rritur me kompaninë time dhe janë akoma në përdorim sot, megjithëse në një kapacitet të paguar.

Keni apo nuk keni një buxhet për të përdorur, këto mjete online do iu ndihmojnë shumë që të jeni të përgatitur për çdo situatë si një sipermarrës.

11-mjetet-e-internetit-qe-i-nevojiten-cdo-sipermarresi-businessmag1. WordPress
WordPress është një platformë e njohur për krijimin e një blog-u ose faqeje interneti. Ajo është free (pa pagesë) dhe shumë e lehtë për t’u përdorur, duke kërkuar aftësi elementare kompjuterike për t’u krijuar dhe për t’u mirëmbajtur. Plus, kjo ju lejon të shtoni foto, fotografi dhe përmbajtje që faqja juaj të duket sikur keni punësuar një webmaster të shtrenjtë.

2. Dropbox11-mjetet-e-internetit-qe-i-nevojiten-cdo-sipermarresi-businessmag
A keni dashur gjithmonë t’iu thoshit njerëzve se kompania juaj është “në cloud”, por nuk ishin të sigurt se çfarë do të thotë kjo? Lajm i mirë! Tani ju mund të keni vendin tuaj në cloud, me Dropbox, një platformë që ju lejon të ruani informacione në internet dhe jo në kompjuterin tuaj. Duke bërë kështu, ju mund të transferoni dhe të bëni backup file të mëdha në një vend dhe mund të lejoni punonjës të caktuar ose klientët të kenë akses në to. Dropbox është falas (për një nivel të caktuar të ruajtjes së të dhënave), kështu që ju mund të ruani të dhëna dhe të bëni transferime.

11-mjetet-e-internetit-qe-i-nevojiten-cdo-sipermarresi-businessmag3. Google Analytics
‘Google Analytics’ gjurmon trafikun në faqen apo në blogun tuaj falas. Ju mund të mësoni nga po vjen trafiku, çfarë fjalë kyçe kanë përdorur për t’iu gjetur dhe informacione të tjera interesante që ju mund të përdorni për të siguruar një përvojë më të personalizuar të faqes ose të produktit.

4. Skype11-mjetet-e-internetit-qe-i-nevojiten-cdo-sipermarresi-businessmag
Skype ju lejon të përdorni kompjuterin dhe lidhjen e internetit tuaj për të biseduar me këdo në botë për aq kohë sa të doni pa pagesë. Lidhni një kamër të lire në kompjuterin tuaj dhe ju mund të mbani videokonferenca me kolegët dhe klientët.

11-mjetet-e-internetit-qe-i-nevojiten-cdo-sipermarresi-businessmag5. Bright Journey

A doni informacion të brendshëm se si të keni sukses nga disa prej sipërmarrësve më të famshëm në botë? ‘Bright Journey’ është faqja e internetit për ju. Platforma që përmban një koleksion të gjerë të dijes të starup-eve nga disa prej sipërmarrësve më të suksesshëm, të cilët kurrë nuk do t’i takoni në jetën reale. Faqja e internetit ju ofron një shans për t’i postuar pyetje një grupi të madh të mendjeve të biznesit me nivel të lartë. Përdoruesit votojnë për përgjigjet më të mira, të cilat më pas shfaqen në krye të faqes.

6. Microsoft Office (Paketa Office)11-mjetet-e-internetit-qe-i-nevojiten-cdo-sipermarresi-businessmag
Pavarësisht nga lloji i biznesit që ju zotëroni, ju keni nevojë për një proceser fjalësh dhe program organizues të mirë. Microsoft Office deri tani është më i njohur gjerësisht për këto programe. Microsoft Office përfshin Microsoft Word dhe Excel, një program email-i, programe me detyra planifikuese dhe shumë të tjera.

11-mjetet-e-internetit-qe-i-nevojiten-cdo-sipermarresi-businessmag7. OpenOffice
Nëse keni nevojë për të ruajtur një dollar ose thjesht nuk mund të blini një produkt tjetër të Microsoft, ju mund të përdorni ‘OpenOffice.org’. Ky site ju lejon të krijoni dokumente, prezantime dhe spreadsheets pa pasur nevojë të derdhni para.

 

 

8. Ads Facebook11-mjetet-e-internetit-qe-i-nevojiten-cdo-sipermarresi-businessmag
‘AdWords’ mund të jetë i shtrenjtë. Plus, mund të jetë pak e frikshme për dikë që nuk është i trajnuar në përdorimin e tij. Por platforma ad e Facebook-ut ka një kurbë të të mësuarit shumë më të ulët. Dhe për shkak të aftësisë së saj për çdo objektiv të synuar, ajo është bërë shpejt platforma e zgjedhjes. Nëse ju nuk keni bërë asgjë më shumë se rritja e disa nga postimet tuaja, ju jeni duke e humbur. Merrni pak kohë për të lexuar disa tutoriale për ‘Facebook ads’ dhe marrni më mirën në një fushatë tuajën.

 

 

11-mjetet-e-internetit-qe-i-nevojiten-cdo-sipermarresi-businessmag9. Grasshopper
‘Grasshopper’ ju lejon të merrni një numër telefoni me 800 që i jep kompanisë suaj një imazh profesional dhe legjitim. Ju mund të paraqesni sa më shumë telefona dhe celularë në numrin 800 si ju pëlqen, e cila do të jetë një ide e mire për miqtë tuaj që punojnë në zyrë apo në rrugë.

 

 

10. Shopify11-mjetet-e-internetit-qe-i-nevojiten-cdo-sipermarresi-businessmag
Si një sipërmarrës, ju ndoshta dëshironi të holla, por e urreni idenë e kodit të komplikuar për të shtuar një ‘shopping cart’ për faqen tuaj te internetit. ‘Shopify’ është një sistem i sigurt ‘shopping cart’ që ju lejon të pranoni karta krediti dhe pagesat ‘PayPal’ mbi një server të koduar.

11-mjetet-e-internetit-qe-i-nevojiten-cdo-sipermarresi-businessmag11. Ahrefs
Siç e kam deklaruar dhjetra herë më parë, ju duhet të jenë të vetëdijshëm për atë që konkurrentët tuaj janë duke bërë online. Kjo ju lejon të huazoni ide të madhe, të reagoni në ndryshimet tendenciale, dhe gjithmonë të qëndroni një hap përpara tyre. Mjeti i duhur për ta bërë këtë është ‘Ahrefs’. Ajo siguron një pamje të plotë të SEO të website, AdWords, të përmbajtjes, dhe të metrikave të tjera. Dhe kjo lejon të gërmosh thellë në detajet ku mund të zbuloni gjëra të fshehura.

Dhe këto janë vetëm disa nga mjetet që përdoren në bazë javore. Por kjo është një pikë e madhe e fillimit për cilindo që kërkon të bëjë shenjën e tyre në botën dixhitale.

 

burmi: Forbes

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0