10 gjëra të cilat nuk blihen me para - Business Magazine Albania

10 gjëra të cilat nuk blihen me para


Jordi Alemany*

Paraja ka ekzistuar prej më shumë se mijëra viteve. Është kthyer në një element thelbësor i jetëve tona, deri në atë pikë sa nëse nuk ke para’ të lënë edhe të vdesësh.
Po të ktheheshim pas në kohë do të shikonim se paraja u shpik si një njësi llogaritëse apo si një mjet matjeje që përdorej për të vlerësuar të mirat dhe mallrat që dikush kishte në zotërim.
Përpara se të shpikej paraja, njerëzit realizonin shkëmbimin mall me mall. Pra ata shkëmbenin të mirat që prodhonin me ato të cilat nuk mund ti kishin nga natyra. Kjo tregti apo shkëmbim ishte e vetmja mënyrë nëpërmjet të cilës njerëzit mund të përfitonin nga burimet e jetës të cilat ishin kritike për mbijetjesë; të tilla mund të përmendim ushqimet, kafshët, veglat e punës dhe veshjet.
Ndërsa shoqërite u zgjeruan dhe transaksionet u bënë më pak homogjene dhe më shumë komplekse, ky sistem tregtie dështoi. Kjo situatë solli nevojën për krijimin e një njësie standarde e cila të mund të realizonte më lehtësisht këtë ndërveprim mes individëve apo komuniteteve.
Aktualisht sistemi yne arsimor, i kombinuar me doktrinat social ekonomike të kohës, udhëheq pjesën më të madhe të njerëzve në këtë planet që ata ta shohin paranë si një objekt kulti, duke krijuar atë që disa autorë e quajnë “Kultura e re e Parasë”.
Meqenëse aktualisht jemi në fillim të një viti, duket se është koha e duhur për pak reflektim; një mundësi e shkëlqyer për të organizuar prioritetet dhe për të vendosur disa qëllime. Një oportunitet unik për një analizë të besimeve, vlerave dhe parimeve të vërteta.
Lista e mëposhtme përbën një rradhitje të disa thënieve të mençura për 10 gjërat që nuk blihen me para’.

# 1. Shëndeti
Njeriu përbën një qenie të çuditshme. Fillimisht sakrifikon shëndetin për të bërë para, më pas sakrifikon paratë për të rekuperuar shëndetin. Më pas shqetësohet kaq shumë për të ardhmen sa nuk arrin të shijojë të tashmen; rezultati është që njeriu nuk jeton as në të ardhmen dhe as në të tashmen; ai jeton sikur nuk do të vdesë ndonjë ditë dhe pastaj vdes pa mundur të jetojë.- Dalai Lama.

# 2. Dashuria
Nëse dëshiron të kuptosh se cilët janë ata që të dashurojnë pa rezerva, nga ata që dashurojnë paratë e tua, provo të humbasësh të gjithë paratë e tua.- Jordi Alemany.

# 3. Lumturia
Paraja’ nuk ka bërë kurrë dikë të lumtur, as nuk ka për ta bërë, pasi nuk e ka aftësinë të prodhojë lumturi. Sa më shumë të kesh, aq më shumë do të kërkosh. – Benjamin Franklin.

# 4. Integritet
Për të dhënë një shërbim të vërtetë, duhet të shtoni diçka e cila nuk mund të blihet dhe as të matet me para’, dhe kjo është sinqeriteti dhe integriteti. – Douglas Adams.

# 5. Respekt
“Paraja përbën një mjet mbijetese. Mënyra se si i bëni paratë do të tregojë shumë në mënyrën se si jetoni. Nëse burim i parave tuaja është korrupsioni, atëherë ju keni mallkuar ekzistencën tuaj. I morët paratë nëpërmjet një rryshfeti? Duke shfrytëzuar veset apo mosdijen e dikujt? Duke ulur standardet tuaja? Duke bërë punë të cilat nuk i çmoni për klientë që nuk i vlerësoni? Nëse po, dijeni se paratë tuaja nuk do ju dhurojnë kurrë asnjë moment kënaqësie. Dhe gjërat që do të blini nuk doi vlerësoni pasi do shërbejnësi një kujtesë turpi. Më pas do shpreheni se paraja është e keqe, pasi nuk do ju bëjë të ndieni respekt për veten. E keqe sepsenuk ju bën të ndieni kënaqësi për shkak të mënyrave me të cilat i keni bërë ato para. A janë këto rrënjët e urrejtjes tuaj ndaj parave?” – Ayn Rand.

# 6. Qetësia e mendjes
Paraja nuk mund të blejë qetësinë e mendjes. Nuk mundet të shërojë marrëdhëniet e shkëputura, apo ti japë jetës një kuptim që ajo nuke ka.

# 7. Etika
Është mirë të kesh para’ dhe gjëra të cilat mund ti blejë paraja, por në të njëjtën kohë është mirë të kthesh kokën pas për të kontrolluar që nuk i ke humbur gjërat të cilat nuk blihen me para’. – George Lorimer.

# 8. Edukimi
Njerëzit nuk janë aq të mirë sa duhet në aftësinë e tyre për të simpatizuar ndjenjat apo mendimet e të tjerëve. Ndaj do ishte mirë që pjesë e edukimit formal të ishte mësimdhënia për mirëkuptim. Imagjinoni sa ndryshe do të ishte bota nëse njerëzit do të mësonin si të mirëkuptonin dhe të simpatizonin të tjerët.- Neil deGrasse Tyson.

# 9. Inteligjenca
Ajo që duhet të theksoj është se nuk u ktheva tek Apple për tu bërë i pasur. Kam qenë shumë me fat në jetën time dhe e kisha një pasuri. Kur isha 25 vjeç vlera e pasurisë time ishte rreth 100 milion dollar. Pikërisht në atë moment vendosa që nuk do të lejoja që ky fakt të më shkatërronte jetën. Nuk e shikoj pasurinë si diçka me të cilën matet inteligjenca. – Steve Jobs.

# 10. Shpirt të ndriçuar
Paratë mund të të blejnë një apartament, por jo një strehë. Mund të të blejnë një krevat, por jo gjumin. Mund të të blejnë orën por jo kohën. Mund të të blejnë libra por jo dijen. Mund të të blejnë gjakun por jo shëndetin, ndaj kini parasysh se PARATË NUK JANË GJITHÇKA NË JETË. – I panjohur.

*Managing Principal Consultant | Humanistic Leadership Evangelizer | Bi-Lingual English-Spanish Author & Speaker

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0